Një provokim përpara sfidës së mbrëmjes të vlefshme për gjysmëfinalet e Championsit. Një gjë e bërë modë tashmë në Gjermani, e megjithatë Bayern Munchen nuk është se gjendet aty ku është sot vetëm prej polemikave.
Shpërblimet për Europianin, FSHF ofron miliona euro... edhe për kampion i Europës
27/04/2016
Federata Shqiptare e Futbollit ka vënë në dispozicion 11 milionë euro shpërblim për përfaqësuesen tonë, që do të marrë pjesë në Europianin “Francë 2016”
Simeone pohon: Një ditë do të drejtoj Interin
27/04/2016
Diego Pablo Simeone nuk e fsheh ambicien e tij për të qenë trajner i Interit në të ardhmen. Tekniku i Atletico Madrid e shprehu këtë objektiv të tij për të ardhmen, në një intervistë për median italiane..
Thiago Silva, te Barcelona për të fituar Champions League
27/04/2016
E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” ka lëshuar “bombën” e radhës sa i përket merkatos së kësaj vere. Mbrojtësi e njëkohësisht kapiteni i Paris SG, Thiago Silva, pritet t’i thotë “po” ofertës së Barcelonës për vitin e ardhshëm.
Për një sportist, mënyra e të ushqyerit është një prej gjërave më të rëndësishme. Ai që e shpjegon më mirë këtë aspekt është mjeku italian Giuliano Poser, i cili në një intervistë për “El Mundo Deportivo” zbuloi dietën e yllit të Barcelonës, Lionel Messi.
“Uji, vaji i mirë i ullirit, drithërat, frutat e freskëta dhe perimet bio janë disa nga produktet që ndihmojnë një sportist. Ai që dëmton më shumë është sheqeri. Sheqeri është armiku më i rrezikshëm për muskujt. Edhe miellërat e rafinuar janë një problem i madh, kjo sepse sot është e vështirë të gjesh drithëra që nuk janë bërë më parë me pesticide”, tha Poser.
Por jo vetëm kaq. Poser e ka këshilluar Messin edhe për një përdorim të reduktuar të kripës, për të cilën gjithsesi trupi dhe muskujt kanë nevojë. Poser foli edhe për konsumin e mishit nga Messi, që është më i ulët nga sa ndodh zakonisht me popullsinë amerikanolatine.Megjithatë, sipas Poser, vetëm dieta nuk mjafton për të zgjidhur problemet me shëndetin. Mjeku italian shtoi se është e nevojshme që të përdoren medikamente natyrale dhe pak kineziologji. Sipas tij, ajo që ka më shumë rëndësi është përcaktimi i problemit për të vendosur më pas edhe mënyrën e kurimit.Nëse hyn në shoqërinë zikaltër, grupi kinez do të rriste kapitalin e saj me 80Forma e Luis Suarez, Barça mendon rinovimin e shpejtë
Luis Suarez është protagonisti absolut në median katalanase. Paraqitjet e uruguajanit në 2 ndeshjet e fundit ku ai shënoi 8 gola në total i ka kthyer buzëqeshjen trajnerit Luis Enrique dhe drejtuesve më të lartë të Barcelonës.
Uruguajani dhe Messi, duke parë momentin jo shumë pozitiv të Neymar, shihen si personat që duhet të marrin përsipër pergjegjesite dhe të ccojnë Barcelonën drejt titullit në La Liga.
Sipas asaj që publikohet te e përditshmja “Sport”, në këtë situatë katalanasit tashmë po mendojne për rinovimin me Suarez pasi konsiderohet si një çështje më urgjente për t’u zgjidhur në krahasim me kontratën e Sergio Busquets.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, presidenti i Barcelonës, Bartomeu gjatë verës do të nisë bisedimet me sulmuesin 29-vjeçar për kontratën e re e cila do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës së tij. milionë euro.Al-Khelaifi: Blanc qëndron tek PSG
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, deklaroi se Laurent Blanc do të jetë trajneri i skuadrës edhe sezonin e ardhshëm.
Javën e kaluar, sheiku ishte i zhgënjyer pas eliminimit nga Champions, kur vuri në pikëpyetje nëse rreshtimi i skuadrës ndaj Cityt ishte i duhuri.
Gjithsesi, pas triumfit në finalen e Kupën e Ligës përballë Lille 2-1, Al-Khelaifi tha se Blanc do të vazhdojë të jetë në stolin e skuadrës kryeqytetase.
“Në shkurt kemi rinovuar kontratën edhe për dy vite të tjera, prandaj ai do të jetë me ne edhe sezonin e ardhshëm. Kur ne humbim, është përgjegjësi e gjithë skuadrës, jo e individëve. Ishte shumë e rëndësishme të fitonim këtë trofe pas eliminimit në Champions. Këto dy javët e fundit kanë qenë shumë të vështira, ky trofe do të na lejojë të marrim frymë”, deklaroi sheiku.
Ditë më parë, “Sky Sport”, raportoi se 6 herë kampionët e Francës ishin në bisedime me trajnerin Jose Mourinho, pasi drejtuesit kishin humbur besimin se Blanc është trajneri i duhur që mund të sjellë trofeun e Champions-it në Paris.Ronaldo sipërmarrës, 4 hotele mbajnë emrin e tij
Cristiano Ronaldo është protagonist absolut brenda dhe jashtë fushave të futbollit.
Ylli i Realit të Madridit shfrytëzoi rrjetin social Twitter për të prezantuar hotelin e ri “Pestana CR7 Hotel”, një strukturë ku duket qartë që mban emrin e tij.
“Pestana CR7 hotel” është një ndër 4 hotelet që mbajnë firmën e sulmuesit portugez. I pari u hap në 15 qershor në ishullin e Madeirës, ndërsa në fushë do të jetë radha e hotelit të Lisbonës. Në vitin 2017 do të hapet hoteli në Madrid, ndërkohë që i fundit që do të përurohet është ai i Nju Jorkut.
Të gjitha këto struktura do të pasqyrojnë në ambientet e brendshme pasionin për sportin dhe mirëqenien të Cristiano Ronaldos, ndëkohë që investimi për to kap shifrën e 75 mln Euroue.
Cana: Pas Euro 2016 vendos për largimin
27/04/2016
Lorik Cana është pjesë e Kombëtares prej moshës 19 – vjeçare. Kapiteni i Shqipërisë udhëhoqi ekipin drejt kualifikimit në Euro 2016 që do të zhvillohet në Francë, atje ku nisi karrierën si profesionit. Natyrisht qendërmbrojtësi dhe i gjithë ekipi janë të përqendruar te takimi i parë në fazën e grupeve, atë ndaj Zvicrës në Lens.
Lorik Cana foli për faqen zyrtare të FIFA-s në internet. “Të gjithë e kemi mendjen te data 11 Qershor. Ndeshja e parë mund të jetë shumë e rëndësishme, mendja ime është vetëm për këtë takim. Nuk kam pasur një ëndërr më të madhe se të kualifikohem me vendin tim në një aktivitet të tillë, në Francë” – tha Cana për Fifa.com.
Lorik Cana pranoi edhe njëherë se në përfundim të aktivitetit do të vlerësojë mundësinë e tërheqjes nga Kombëtarja. “Do të flas me drejtuesit e federatës dhe me familjen time dhe të marr një vendim pas Europianit. Ky turne mund të jetë shumë mirë sfida ime e madhe e fundit” – deklaroi 32-vjeçari.
Joe Hart ndal Real Madrid
27/04/2016
Joe Hart ndali Real Madrid në takimin e parë gjysmëfinal të Champions League. Portieri i Manchester City ishte vendimtar me ndërhyrjet e tij edhe pse në një ndeshje që nuk pati shumë raste. Në këtë sfidë mungonte Cristiano Ronaldo, i cili nuk ia doli të kalojë dëmtimin. Si Real Madrid edhe Manchester City u treguan të kujdesshëm të mos pësonin me takimin që u ndez në minutat e fundit. Mundësinë më të mirë e pati Pepe, i cili nuk shënoi edhe pse ishte pranë portës kundërshtare. Joe Hart e ndali goditjen e lojtarit të Real. Një rast të favorshëm pati edhe ekipi vendas me De Bruyne në çastet e fundit. Sot do të luhet gjysmëfinalja tjetër e Champions League, Atletico Madrid – Bayern Munchen. Ndeshjet e khimit do të zhvillohen javën e ardhshme.
Inter në kërkim të Alex Teixeira
26/04/2016
Hyrja e mundshme e partnerëve kinezë si aksionerë te Inter, mund të sjellë në Milano njërin prej futbollistëve më premtues në qarkullim. Bëhet fjalë për Alex Teixeira, 26 – vjeçari brazilian, i cili këtë Verë u transferua në kampionatin kinez, tek Jiangsu Suning, për shifrën rekord të 50 milionë eurove.
Texeira është një nga sulmuesit e krahut më të mirë, por mund të luajë edhe prapa sulmuesve.
26 – vjeçari ka një përvojë të madhe në Europë, pasi për 5 vite është aktivizuar me ukrainasit e Shaktjor Donjetsk, me të cilët ka shkëlqyer edhe në Champions League.
Një operacion me përmasa të tilla financiare, Inter nuk mund ta përballojë, duke pasur parasysh edhe normat e vendosuar nga UEFA për Fair Play-in Financiar.
Por partneriteti me Sunning Commerce, grupi financiar që ka në pronësi ekipin ku akitvizohet lojtari brazilian, mund të konkretizojë lëvizjen e tij drejt zikaltërve.
Sipërmarrësit kinezë kërkojnë të blejnë 20% të kuotave të Inter dhe për këtë u angazhuan personalisht duke ardhur në Milano të shtunën, ku ndoqën sfidën Inter – Udinese.
Dieta e Messit: Fruta dhe perime, asnjë ëmbëlsirë
28/04/2016 14:00
28/04/2016 14:00
“Uji, vaji i mirë i ullirit, drithërat, frutat e freskëta dhe perimet bio janë disa nga produktet që ndihmojnë një sportist. Ai që dëmton më shumë është sheqeri. Sheqeri është armiku më i rrezikshëm për muskujt. Edhe miellërat e rafinuar janë një problem i madh, kjo sepse sot është e vështirë të gjesh drithëra që nuk janë bërë më parë me pesticide”, tha Poser.
Por jo vetëm kaq. Poser e ka këshilluar Messin edhe për një përdorim të reduktuar të kripës, për të cilën gjithsesi trupi dhe muskujt kanë nevojë. Poser foli edhe për konsumin e mishit nga Messi, që është më i ulët nga sa ndodh zakonisht me popullsinë amerikanolatine.Megjithatë, sipas Poser, vetëm dieta nuk mjafton për të zgjidhur problemet me shëndetin. Mjeku italian shtoi se është e nevojshme që të përdoren medikamente natyrale dhe pak kineziologji. Sipas tij, ajo që ka më shumë rëndësi është përcaktimi i problemit për të vendosur më pas edhe mënyrën e kurimit.Nëse hyn në shoqërinë zikaltër, grupi kinez do të rriste kapitalin e saj me 80Forma e Luis Suarez, Barça mendon rinovimin e shpejtë
25/04/2016
Uruguajani dhe Messi, duke parë momentin jo shumë pozitiv të Neymar, shihen si personat që duhet të marrin përsipër pergjegjesite dhe të ccojnë Barcelonën drejt titullit në La Liga.
Sipas asaj që publikohet te e përditshmja “Sport”, në këtë situatë katalanasit tashmë po mendojne për rinovimin me Suarez pasi konsiderohet si një çështje më urgjente për t’u zgjidhur në krahasim me kontratën e Sergio Busquets.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, presidenti i Barcelonës, Bartomeu gjatë verës do të nisë bisedimet me sulmuesin 29-vjeçar për kontratën e re e cila do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës së tij. milionë euro.Al-Khelaifi: Blanc qëndron tek PSG
24/04/2016
Javën e kaluar, sheiku ishte i zhgënjyer pas eliminimit nga Champions, kur vuri në pikëpyetje nëse rreshtimi i skuadrës ndaj Cityt ishte i duhuri.
Gjithsesi, pas triumfit në finalen e Kupën e Ligës përballë Lille 2-1, Al-Khelaifi tha se Blanc do të vazhdojë të jetë në stolin e skuadrës kryeqytetase.
“Në shkurt kemi rinovuar kontratën edhe për dy vite të tjera, prandaj ai do të jetë me ne edhe sezonin e ardhshëm. Kur ne humbim, është përgjegjësi e gjithë skuadrës, jo e individëve. Ishte shumë e rëndësishme të fitonim këtë trofe pas eliminimit në Champions. Këto dy javët e fundit kanë qenë shumë të vështira, ky trofe do të na lejojë të marrim frymë”, deklaroi sheiku.
Ditë më parë, “Sky Sport”, raportoi se 6 herë kampionët e Francës ishin në bisedime me trajnerin Jose Mourinho, pasi drejtuesit kishin humbur besimin se Blanc është trajneri i duhur që mund të sjellë trofeun e Champions-it në Paris.Ronaldo sipërmarrës, 4 hotele mbajnë emrin e tij
21/04/2016
Ylli i Realit të Madridit shfrytëzoi rrjetin social Twitter për të prezantuar hotelin e ri “Pestana CR7 Hotel”, një strukturë ku duket qartë që mban emrin e tij.
“Pestana CR7 hotel” është një ndër 4 hotelet që mbajnë firmën e sulmuesit portugez. I pari u hap në 15 qershor në ishullin e Madeirës, ndërsa në fushë do të jetë radha e hotelit të Lisbonës. Në vitin 2017 do të hapet hoteli në Madrid, ndërkohë që i fundit që do të përurohet është ai i Nju Jorkut.
Të gjitha këto struktura do të pasqyrojnë në ambientet e brendshme pasionin për sportin dhe mirëqenien të Cristiano Ronaldos, ndëkohë që investimi për to kap shifrën e 75 mln Euroue.
Barcelona ka në listë Hysajn
28/04/2016
Elseid Hysaj është një nga emrat e shumtë në listën e sekretarit teknik të Barcelonës, Robert Fernadez.
Këtë lajm e bën të ditur e përditshmja sportive katalanase “Mundo Deportivo”.
Hysaj është një ndër të përmendurit. Natyrisht po shikohet që të plotësohen kërkesat e trajneri Luis Enrike, por pa harruar edhe çmimin e lojtarit.
Në drejtim të Elseid Hysajt ka patur interesim edhe nga ekipe si Atletiko Madrid, por pa patur lëvizje konkrete. Mbrojtësi shqiptar kaloi verën e kaluar te Napoli dhe kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2020.
Bari interesohet për Xhevahir Sukajn
28/04/2016
Bari interesohet për Xhevahir Sukajn. Ky është lajmi i dhënë nga gazetari i “Sky Sport”, Xhanluka Di Macio.
Sipas tij, skuadra puljeze e shikon si një përforcim.
Di Marcio e quan si interes konkret, por kjo nuk pohohet nga klubi i kuq.
Xhevahir Sukaj ka luajtur në disa kampionate dhe për momentin është pejsë e Partizanit, ku vetëm në kampionat ka shënuar 16 gola në 26 ndeshje të zhvilluara.
Më mirë se ai është vetëm Hamdi Salihi me 25 gola.
Zenga: De Biasi do të drejtojë Italinë
28/04/2016
Në Itali nuk rreshtin së përmeduri emrin e Gianni De Biasi si pauses të Antonio Conte. I fundit është Walter Zenga, ish-portier i përfaqësues së Italisë. Zenga dha mendimin e tij për Radio Sportiva.
“Nuk kam merita për të stërvitur përfaqësuesen e Italisë. Duhet të kesh një karrierë më intersante se e imja. Edhe unë e pyes vazhdimisht veten se kush do të jetë trajneri i përfaqësues. Unë mendoj se do të jetë Gianni De Biasi” – tha ish-portieri i Italisë.
Mbështetësit që De Biasi të drejtojë Italinë pas Europianit janë të shumtë, por vetë trajneri aktual i Shqipërisë ka thënë se është i përqendruar në punën që po bën me kuqezinjtë.
Gianni De Biasi ka deklaruar gjithmonë se nuk ka asgjë konkrete dhe se janë lajme të përhapura nga gazetarët italianë.
No comments:
Post a Comment